Bislimi ia ‘korrigjon’ Lajçakut deklaratën: Sot e kuptova nga ai që letra e Brnabiq nuk është tërhequr
“Letra e Ana Brnabiq nuk është tërhequr”, ka thënë kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, duke ‘korigjuar’ në emër të ndërmjetësit sllovak, Miroslav Lajçak, pretendimin e tij se ajo letër – që interepretohet të jetë tërheqje nga marrëveshja – të dërguar nga Serbia në drejtim të BE-së për rezervat e tyre ndaj Marrëveshjes Bazike.
“Sot e kuptova”, tha Bislimi, duke pretenduar se Lajçaku ka dashur të thotë tjetër gjë nga ç’ka thënë.
“Për mua ka qenë shumë e çuditshme ajo deklaratë për arsye se nuk është përmendur në takim. Letrat nuk tërhiqen në fshehtësi. Ka procedura për tërheqjen e tyre. Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, ka thënë Bislimi, siç e citoi “Koha Ditore”.