Bislimi i ashpër me gazetarët: Pas të hanës vjen e marta – nuk pati marrëveshje në Bruksel - NACIONALE

Bislimi i ashpër me gazetarët: Pas të hanës vjen e marta – nuk pati marrëveshje në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/kryeministri i Kosvoës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje lidhur me targat.

I pyetur nga gazetarët pas një ngjarje të organizuar, Bislimi ka pasur sjellje të ashpër. Ka thënë se nuk është Nostradamus që ta dijë çka do të ndodhë.

“Çka do të ndodhë pas të hënës” u pyet Bislimi. “Vjen e marta pas të hënës, a e di ti çka ka me ndodhë? Nuk jam Nostradamus”, iu kthye zv/kryeministri njërit prej gazetarëve.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.

Bislimi dje ka qëndruar në Bruksel, ku ka pasur takim me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Lajme të ngjashme