Bislimi e Nagavci pritet ta vizitojnë Luginën e Preshevës me 5 shtator
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Arbrie Nagavci, pritet ta vizitojnë Luginën e Preshevës me 5 shtator.
Siç raporton Klan Kosova, ata do të mbajnë disa seanca në Bujanoc dhe Preshevë, do të vizitojnë shkollat e ndryshme fillore në komunat e banuara me shqiptarë në pjesën jugore të Serbisë dhe pritet të takohen me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe do të bisedojnë me Shaip Kamberin, përfaqësuesin shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Ndryshe, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se Beogradi ka siguruar marrëveshjen për këtë vizitë.
Zëvendëskryeministri ka thënë se së shpejti do të japë informacione të mëtejshme për këtë vizitë.