Bislimi e Nagavci fillojnë vizitën e tyre në Preshevë - NACIONALE

Bislimi e Nagavci fillojnë vizitën e tyre në Preshevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë filluar vizitën në Luginën e Preshevës.

Ndalesa e parë ka qenë Këshilli Kombëtar Shqiptar, ku janë pritur nga Ragmi Mustafi.

Sipas agjentes së tyre, sot do të takohen edhe me deputetin e vetëm shqiptarë ne kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, për të vazhduar edhe në komunën e Preshevës ku do të vizitojnë një shkollë në Tërnoc.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nuk do të i pres në takim Bislimin e Nagavcin.

Lajme të ngjashme