Bislim Zyrapi flet për rolin e Rexhep Selimit si Inspektor i Përgjithshëm në UÇK - NACIONALE

Bislim Zyrapi flet për rolin e Rexhep Selimit si Inspektor i Përgjithshëm në UÇK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm në UÇK, Bislim Zyrapi, po vazhdon dëshminë në Hagë.

Ai është pyetur rreth pozitës së Inspektorit të Përgjithshëm, rol të cilin e kishte pasur Rexhep Selimi.

“Përgjegjësitë e tij si Inspektor i Përgjithshëm ishte që të inspektonte njësitë, gatishmërinë e tyre dhe ç’nivele operative kishin arritur. Nëse kishte mungesë disipline, do të informonte komandantin dhe kishte shumë detyra të tjera të cila nuk po më kujtohen tani”, citoi avokati Roberts të kishte qenë përgjigja e Zyrapit.

“Po e saktë është! Nuk ka pas zyre të veçantë se unë e kam shpjegu se cilat zyre kanë pas dhe ku kanë qenë se nuk kemi pas edhe qaq shumë objekte që mund t’i vendosim që çdo sektor ta ketë zyrën e veçantë ose në shtëpi të veçantë për të zhvilluar këtë sektor. Kështu që në shumë vende ka lëvizë sektori herë në Lladrovc, herë në Bjeshkë të Berishës në Fshatin e Ri. Varësisht ku kemi mujtë ta takojmë dhe ku e kam pa”, tha dëshmitari.

Për ZPS-në, dëshmitari tregoi se e ka pasur fjalën për Rexhep Selimin dhe që nuk kishte arrestuar, por është marrë masë disiplinore si pasojë e problemeve disiplinore të cilat kanë ndodhur, por që nuk do të duhej të veprohej kështu.

“Viti ’99 më kujtohet. Diku ka qenë marsi i vitit ’99”, tha dëshmitari se i kujtohet që ka ndodhur kjo ngjarje. /BetimiPërDrejtësi

Lajme të ngjashme