Bisedime të reja për paqe në Ukrainë nisin të dielën, thotë ShBA-ja
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë telefonatës me homologun amerikan, Donald Trump, nuk e pranoi propozimin për 30 ditë armëpushim të plotë me Ukrainën, por të dyja palët u pajtuan për t’i vazhduar bisedimet.
Negociatat e reja do të fillojnë të dielën në Arabinë Saudite, i tha televizionit “Fox News” emisari i posaçëm i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pas telefonatës mes dy presidentëve, raporton televizioni BBC.
Sipas tij, delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz, duke shtuar se “djalli fshihet në hollësi”.
Emisari amerikan nuk saktësoi nëse ShBA-ja do të zhvillojë bisedime me një delegacion ukrainas apo rus.