Bilanci i së shtunës në rrugët e Kosovës: 43 aksidente, një me fatalitet - NACIONALE

Bilanci i së shtunës në rrugët e Kosovës: 43 aksidente, një me fatalitet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë raportuar 43 aksidente në komunikacion, njëri prej të cilëve ka përfunduar me humbje jete. Ndërsa 41 raste kanë rezultuar me persona të lënduar, pjesa tjetër kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 qershor janë shqiptuar gjithsej 1582 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, autoritetet kanë arrestuar tetë persona dhe kanë ndaluar gjashtë prej tyre për mbajtje të mëtejshme.

Lajme të ngjashme