Bilall Sherifi: Kurti e mësoi presionin ndërkombëtar për tre muaj - NACIONALE

Bilall Sherifi: Kurti e mësoi presionin ndërkombëtar për tre muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate duke komentuar paraqitjen e kryeministrit Kurti në Kuvend për çështjen e dialogut, ka kujtuar deklaratën e Kurtit në opozitë i cili thoshte se nuk bie pre e presionit ndërkombëtar, nën arsyen se është lider i pa korrupatuar.

“Tash, nga pozita e pushtetit, jo vetëm që e ka mësuar çka është dhe si duket presioni, por ka filluar të mbajë ligjërata se çka pason nëse nuk i nënshtrohesh presionit!”, - shkruan Sherifi në llogarinë e tij në Facebook.

Sherifi beson se për dallim nga liderët tjerë, Kurti e ka mësuar presionin ndërkombëtar shumë shpejt

“Përderisa paraardhësve të tij u është dashtë shumë vite për ta mësuar se çka është dhe si duket presioni, Albin Kurti, si inteligjent që është, e mësoi për 3-4 muaj!Mirëpo ligjëratave të tij i mungon sqarimi si u bë që një “politikan i pa korruptuar” t’i nënshtrohet presionit?”, - ka thënë Sherifi.

Lajme të ngjashme