BIK merr vendim: Në të gjitha minaret e xhamive të vendoset flamuri i UÇK-së
Bashkësia Islame e Kosovës e ka marrë vendim që të gjitha objektet fetare të stolisen me flamuj të UÇK-së.
Në vendimin e BIK-ut thuhet se nga sot flamuri i UÇK-së duhet të vendoset në çdo minare.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila është kryesuar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
