Bien vlerat e manganit: Uji nga Badovci mund të përdoret për pije
Uji nga Liqeni i Badovcit mund të përdoret për pije.
Kështu ka konstatuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”.
“IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të clësisë së ujit”, thuhet tutje.