Bien temperaturat, IHK tregon për temperatura dimërore në Kosovë - NACIONALE

Bien temperaturat, IHK tregon për temperatura dimërore në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë me dije se sot dhe nesër do të mbretëroj një mot i ftohtë me temperatura.

Sipas njoftimit të institut, temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 9 gradë.

-Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s. -Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, është thënë në njoftimin e IHK.

Lajme të ngjashme