Bien shifrat: Në Kosovë 25 raste aktive me Covid
Kanë rënë ndjeshëm shifrat sa i përket rasteve aktive por edhe rasteve ditore të paraqitura me koronavirus. Kjo konfirmohet përmes raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)
Sipas, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 25 raste aktive me aktive me coronavirus.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 6 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200.
Ministria njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 7 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1,836,247 doza të vaksinës.