Bieberi e kritikon BE-në: Të zellshëm në njëfarë mënyre për ta penalizuar Kosovën e jo Serbinë
Florian Bieber, historian dhe njohës i politikës në Ballkanin Perëndimor, ka qenë i ftuar në podcastin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë.
Në këtë intervistë, Bieber ka kritikuar qasjen e BE-së. Sipas tij, BE-ja është më e zellshme në njëfarë mënyre për ta penalizuar Kosovën në krahasim me Serbinë.
“Veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku mendoj se politika amerikane, por edhe ajo e BE-së, synon për të larguar Serbinë nga Rusia dhe duke vepruar kështu janë të gatshëm të neglizhojnë çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës brenda Serbisë, por edhe të zellshëm në njëfarë mënyrë për të penalizuar Kosovën dhe jo Serbinë, sepse Kosova prezumohet e orientuar nga Perëndimi për pasojë nuk ka nevojë që të jenë shumë bujarë me të. Pra, jemi pak a shumë në një situatë ku nganjëherë “djemtë e këqij” marrin shpërblim më të madh, sepse duhet të binden që të vijnë “në anën tonë”. Në njëfarë mënyre kjo është saktësisht një lloj politike e jashtme transaksionale, e cila në mënyre ironike ka siguruar një frymëmarrje të re si pasojë e luftës në Ukrainë dhe agresionit rus” – deklaroi Bieber.