Bie tenda e fushës së futbollit, humb jetën një 22-vjeçar në Sarandë
Ka humbur jetën një 22-vjeçar në Sarandë, raporton Klankosova.tv.
Ngjarja tragjike ndodhi pasi çatia e një fushe futbolli u shemb për shkak të motit të keq në qytet.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.