Bie numri i të infektuarve me COVID-19, sot 188 raste të reja - NACIONALE

Bie numri i të infektuarve me COVID-19, sot 188 raste të reja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 188 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Në krahasim me muajin korrik dhe fillimin e gushtit, ditët e fundit është shënuar rënie e numrit të të infektuarve.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërkaq janë shëruar 483 persona.

Të vaksinuar brenda kësaj periudhe raportuese janë 45.

Lajme të ngjashme