Humb jetën 15-vjeçari nga Mitrovica, bie nga ndërtesa - NACIONALE

Humb jetën 15-vjeçari nga Mitrovica, bie nga ndërtesa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i mitur ka rënë sot nga një ndërtesë në rrugën ‘’Luan Haradinaj’’, në Mitrovicë, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit,”- ka deklaruar Zahiti.

Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme