Bie nga lartësia, humb jetën një 28-vjeçar në Prishtinë
Gjatë ditës së sotme, policia ka bërë të ditur se një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën ‘Holger Pedersen”, në Prishtinë.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti për gazetën Express.
Ajo ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë lëndimet e marra trupore.
“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë, ku viktima mashkull, 28 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.