Bie çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
Çmimet e naftës ranë për 1,5 për qind të premten para një takimi të Organizatës së Shteteve Eksportuese të Karburanteve dhe aleatëve të saj të dielën dhe hyrjes në fuqi të embargos së BE-së për naftën e papërpunuar ruse të hënën.
Çmimi i një fuçie nafte në bursën “Brent” ra për 1,31 dollar ose për 1,5 për qind – në nivelin 85,57 dollarë, raporton agjencia “Reuters”.
Ndërkohë çmimi i një fuçie nafte në bursën “West Texas Intermediate” (WTI) ra për 1,24 dollar ose për 1,5 për qind – në nivelin 79,98 dollarë.
Shtetet e OPEC-ut pritet t’i përmbahen shënjestrës për uljen e prodhimit për dy milionë fuçi nafte në ditë në takimin e së dielës, por disa analistë besojnë se çmimet nuk do të ngritën, nëse kjo organizatë nuk bën pakësim të ri të prodhimit.