Bideni thotë se ideologjia e Trumpit e rrezikon demokracinë e ShBA-së - NACIONALE

Bideni thotë se ideologjia e Trumpit e rrezikon demokracinë e ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se përkrahësit e agjendës “Make America Great Again” (MAGA) të ish-presidentit Donald Trump janë kërcënim për demokracinë.

“Forcat e MAGA-s janë të vendosura që ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim që e mbajti në Pensilvani.

Republikani Kevin McCarthy iu kundërpërgjigj presidentit amerikan, duke thënë se ai “e ka plagosur seriozisht shpirtin e Amerikës”.

Fjalimet rivale u bënë dy muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit, që do ta përcaktojnë baraspeshën e pushtetit në Uashington.

Presidenti Biden e mbajti fjalimin në vendin ku është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së ShBA-së. Ai tha se nuk po i qorton të gjithë amerikanët që e kanë votuar Trumpin. “Jo secili republikan, madje as shumica e republikanëve nuk janë republikanë të MAGNA-s”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Por nuk ka dyshim se Partia Republikane sot mbizotërohet, drejtohet dhe trembet nga Donald Trump-i dhe republikanët e MAGNA-s dhe ky është kërcënim për këtë vend”, shtoi presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme