Bideni ia “shtrëngon dorën” ajrit përsëri, kësaj radhe në Izrael
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë një gjest të çuditshëm gjatë takimit me homologun izraelit, Isaac Herzog.
Pas përfundimit të fjalimeve në foltore, Bideni ia shtrëngon dorën presidentit izraelit, që ndodhej në krahun e tij të majtë, por pastaj kthehet edhe në krahun e djathtë dhe e zgjat dorën, duke menduar se ishte dikush afër tij që duhej ta përshëndeste.
Joe Biden tried to shake hands with empty air again. Only 30 more months, guys. pic.twitter.com/udJLFzGvnq
— Clay Travis (@ClayTravis) July 14, 2022
Bideni kishte bërë veprim të ngjashëm edhe gjatë një fjalimi në prill, kur ishte dukur i hutuar pas zgjatjes së dorës, duke u rrotulluar rreth vetes.
After Biden finished his speech, he turned around and tried to shake hands with thin air and then wandered around looking confused pic.twitter.com/ZN00TLdUUo
— Washington Free Beacon (@FreeBeacon) April 14, 2022