Biden reagon pas pezullimit të marrëveshjes për drithërat nga Rusia: OKB-ja e negocioi atë marrëveshje - NACIONALE

Biden reagon pas pezullimit të marrëveshjes për drithërat nga Rusia: OKB-ja e negocioi atë marrëveshje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia ka pezulluat marrëveshjen e drithit më Ukrainën, marrëveshje e cila ishte ndërmjetësuar nga OKB.

Rusia të shtunën rrëzoi marrëveshjen që lejon dërgesat e grurit nga portet e Detit të Zi, duke pretenduar se Ukraina sulmoi Flotën e Detit të Zi pranë Sevastopolit në gadishullin e aneksuar të Krimesë në vitin 2014.

Kjo ka shqetësuar, presidentin amerikan, Joe Biden, i cili përmes një komunikate për medie ka thënë se veprimet e Rusisë, nuk kanë asnjë vlerë.

“Nuk ka asnjë vlerë për atë që ata po bëjnë. OKB-ja e negocioi atë marrëveshje dhe ky duhet të jetë fundi i saj’’, tha Biden, transmeton Telegraph.co.uk.

Rusia, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, për arsyen e pezullimit të kësaj marrëveshje, duke aluduar se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve civile.

Për këtë arsye marrëveshja është pezulluar për një afat të papërcaktuar.

Lajme të ngjashme