Biden niset drejt Londrës për të marrë pjesë në në funeralin e Mbretëreshes Elizabeth II - NACIONALE

Biden niset drejt Londrës për të marrë pjesë në në funeralin e Mbretëreshes Elizabeth II

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Biden ka pranuar ftesën e Pallatit Mbretëror për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshes Elizabeth II, i cili do të mbahet më 19 shtator në Westminster Abbey.

Shtëpia e Bardhë sqaroi se vetëm Biden ishte i ftuar, jo ish-presidentët e tjerë të Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator. Ajo mbretëroi për 70 vjet, duke u bërë monarkja britanike që ka qëndruar më së gjati në fron.

Një takim i paraparë për 18 shtator midis Biden dhe kryeministres së re britanike, Liz Truss, është anuluar, thanë zyrtarët.

Në vend të këtij takimi, Biden dhe Truss do të zhvillojnë një “takim të plotë dypalësh” javën e ardhshme gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan REL.

Lajme të ngjashme