Biden del nga izolimi, rezultoi sërish negativ për Covid
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pasi ka dalë sërish negativ për Covid-19, presidenti amerikan Joe Biden do të ‘rifillojë angazhimin publik dhe udhëtimin presidencial”.
"Këtë mëngjes, testimi i antigjenit SARS-CoV-2 i presidentit, rezultoi negativ për të dytën ditë radhazi," tha Kevin O'Connor, mjeku i presidentit, në një deklaratë të lëshuar të dielën.
Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se Biden kishte rezultuar negativ për Covid, por se ai do të vazhdonte "masat e rrepta të izolimit", derisa të rezultojë negativ për herë të dytë.
Biden fillimisht rezultoi pozitiv për Covid më 21 korrik, më pas përjetoi një rikthim të Covid në fund të muajit.
