Betohet Jeton Bytyqi, gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese - NACIONALE

Betohet Jeton Bytyqi, gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Bytyqi është betuar para Presidentes Osmani si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

E plotë:

Betohet para Presidentes Osmani, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi

Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.

Lajme të ngjashme