Betohet anëtari i ri i KPK-së, Milot Krasniqi - NACIONALE

Betohet anëtari i ri i KPK-së, Milot Krasniqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është betuar sot anëtari më i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.

Në mbledhjen e Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), e cila është udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj janë marrë edhe disa vendime tjera.

“Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK/Nr.262/2024, për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe, të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit KPK/Nr.654/2022, për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit prokurorial kanë marrë vendim edhe për Plotësim/Ndryshimin e Vendimit KPK/Nr.48/2024, si dhe, kanë shqyrtuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme AA.nr.12/2024”, është thënë në komunikatën për media të KPK-së.

Lajme të ngjashme