Betohen 9 deputetët e rinj të Listës Serbe
Janë betuar tashmë deputetët e rinj të Listës Serbe në seancën e së enjtës të Kuvendit të Kosovës.
Betimi i nëntë deputetëve të rinj vjen pas dorëheqjeve të deputetëve të kaluar të Listës Serbe.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka lexuar betimin e tyre.
Pak më parë Nacionale raportoi eksluzivisht për regjistrimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe.
Pas betimit ata janë parë duke lëshuar seancën e Kuvendit.


