Besnik Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë - NACIONALE

Besnik Tahiri: VV e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se moskonstituimi i Kuvendit e ka sjellë Kosovën në një “depresion të thellë” shoqëror, ekonomik dhe politik.

Tahiri ka thënë se gjendja në vend po përkeqësohet dhe po shkon drejt një pike kritike, që, sipas tij, lidhet me sigurinë, ekonominë dhe krizën politike.

“Duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese, me moskonstituimin e Kuvendit, kjo shumicë parlamentare e ka sjellë Kosovën në një depresion të thellë shoqëror, ekonomik dhe politik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se gjendja “po agravohet” dhe po shkon drejt një pike kritike, duke përmendur edhe pasojat që, sipas tij, mund të ketë në siguri dhe ekonomi.

Tahiri ka kritikuar gjithashtu qasjen politike të shumicës parlamentare, duke pretenduar se ajo po e çon vendin drejt një “krize identitare”.

Sipas tij, ky konstelacion politik ka qenë “në anën e kundërt të historisë” edhe gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe shpalljes së pavarësisë.

Ai ka akuzuar shumicën parlamentare se po përpiqet të ndërtojë një “tregim të rremë” kundër përpjekjeve historike për krijimin e shtetit të Kosovës.

“Këtë nuk do ta lejojmë. Këtë nuk do t’ia mundësojmë. Ne nuk kemi vend tjetër, as shtet tjetër dhe as arritje më të madhe kombëtare se pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se pavarësia e Kosovës është “arritja më e madhe e kombit shqiptar” dhe se kjo arritje, sipas tij, duhet të mbrohet.

Lajme të ngjashme