Besnik Boletinit i përfundon mandati në krye të Bordit, thotë se për këto vite korrupsioni në RTK ka qenë zero - NACIONALE

Besnik Boletinit i përfundon mandati në krye të Bordit, thotë se për këto vite korrupsioni në RTK ka qenë zero

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Boletit ka bërë të ditur se ka mbajtur mbledhjen e fundit të mandatit në krye të Bordit të RTK-së.

Boletini përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky ishte një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, Boletini ka përmendur disa nga punët që janë zhvilluar në RTK gjatë kësaj kohe, duke shprehur se korrupsioni ka qenë zero.

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit e mandatit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Ka shume faqe për të shkruar, por dy-tri gjera për t'i theksuar. Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë. Instaluam një transparencë të plotë, larguam keqmenaxhuesit, rritëm ndjeshëm llogaridhënien financiare. Ndalëm dhe evituam keqpërdorime të ndryshme. Për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë ZERO.” – ka shkruar Boletini.

Ai tutje ka thënë se mediat online i kanë gjetur si mos më keq, dhe sipas tij sot janë në nivel tjetër, dukshëm më mirë.

“- Vendimet nganjëherë janë të dhimbshme dhe jo popullore. Gjetëm mbi 1030 punëtorë, aktualisht janë rreth 720, numër ky që pritet të zvogëlohet ende, por duke mos dëmtuar punëtorët. Pavarësisht këtij reduktimi, nuk u dëmtua skema programore, përkundrazi u përmirësua. Kjo pike mbetët ndër sfidat kryesore dhe prioritare e pjesës së mbetur të bordit. Mediat online i gjetëm si mos më keq. Sot janë në një nivel tjetër, dukshëm më mirë. Por ka ende për t’u bërë. Së shpejti ueb-sajti i RTK-së do ta ketë dizajnin e ri. Pas nëntë viteve ‘pauzë’ ueb-sajti i RTK-së publikon lajme edhe në gjuhën e komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.” – ka shkruar Boletini.

Lajme të ngjashme