Besa Ismaili e viziton Kadri Veselin në Hagë: U ndava sa e tronditur, aq e mbushëlluar
Besa Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vizituar njërin prej ish-krerëve të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë.
Ish-deputetja e kësaj partie e ka vizituar ish-shefin e saj partiak, Kadri Veselin.
“E njëjta forcë, të njëjtat ideale dhe i njëjti detyrim për shtetin, pa menduar aspak për fatin e tij personal, po e shoqëronte edhe sot kryetarin Kadri Veseli, të cilin pata rastin ta vizitoj në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet padrejtësisht,” – shkroi ajo në llogarinë personale në Facebook.
Ajo më pas i ka thurur lëvdata veprimtarisë patriotike të z. Veseli.
“U ndava sa e tronditur aq edhe e mbushëlluar e plot admirim për këtë jetë, rrëfimi i së cilës është i lidhur me rrëfimin historik të popullit të Kosovës për liri dhe shtet,” – shkruan tutje znj. Ismaili.