Bernad Nikaj i PDK-së zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN)
Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se zyrtari i lartë i tyre, Bernard Nikaj, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN.
Njoftimi:
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN), anëtare e të cilit PDK është nga viti 2022.
E përgëzojmë sekretarin Nikaj për këtë detyrë të re duke i uruar suksese në angazhimin e përbashkët drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave liberale.
Urime!