Bërnabiq i reagon Kurtit: Ne po presim që 10 vjet për Asociacionin - NACIONALE

Bërnabiq i reagon Kurtit: Ne po presim që 10 vjet për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka replikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me deklaratat për marrëveshjen e Ohrit.

Bërnabiq ka përmendur Asociacionin për të cilin tha se Serbia po pret që 10 vjet për ta zbatuar.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Kosova të bëjë punën e saj, 10 vjet që ta formojë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëje atë”, ka shkruar Brnabiq në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në Twitter lidhur me faktin që Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Ohrit.

Lajme të ngjashme