Bërnabiç për Vuçiq: Askush nuk ka kredibilitet dhe nuk mund të përballet me hipokrizinë si Vuçiç
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, disa ditë më parë ka deklaruar se askush nga Serbia, nuk do të marr pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimore i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Sipas Vuçiq, arsyeja e mospjesëmarrjes është reagimi i “turpshëm”, i BE-së, për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Mirëpo, në të njëjtin mëndim nuk është kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila i ka thurur lëvdata të mëdha presidentit serb.
Ajo deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka marrë ende një vendim për të shkuar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.
Mirëpo, sipas Bërnabiq, është shumë e rëndësishëm të shkohet në ketë samit, pasi që shpesh pyet vetën se si një person ka tolerancë dhe qëndrueshmëri si Aleksandër Vuçiq
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç. Në atë mënyrë ka luftuar dhe ka fituar disa gjëra për Serbinë dhe serbët në Kosovë”, sipas Bërnabiq./euronews
Samiti i Tiranës do të mbahet më 6 dhjetorë, ku pritët që të marrin pjesë krerët e 27 shteteve të BE-së si dhe krerët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.