Bërisha tregon pse nuk ishte në seancë gjatë votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty - NACIONALE

Bërisha tregon pse nuk ishte në seancë gjatë votimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ndjen neveri për të pasi nuk ishte i pranishëm në Kuvend kur është votuar projekt rezoluta kundër raportit të Dick Marty.

Gjatë një konference për medie, Berisha ka thënë se disa obligime tjera e detyruan të largohet nga Kuvendi.

Ai ka tregua se paraprakisht ishte deklaruar pro kësaj rezolute.

Për arsye pune nuk isha, por deklarova votën pro në Kuvend. E pranova dhe thashë se do e votojmë këtë rezolutë. Kjo është e rëndësishmja. Ishte vendosur që ne si deputetë ta votojmë. Këtë e deklarova në Parlament. Obligime të tjera më detyruan që të largohem. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Martyt. E kam denoncuar në PE në Këshillin e Evropës. Ne hymë në Parlament për të votuar, ai hyri për të fshehur autorët. Në çdo seancë ne rezolutën për Kosovën do ta ngremë”, ka thënë Berisha.