Berisha: Takimi me Kurtin në këto rrethana të rënda politike nuk i bën nder PDK-së - NACIONALE

Berisha: Takimi me Kurtin në këto rrethana të rënda politike nuk i bën nder PDK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj takimit Kurti-Krasniqi, i cili ka ndodhur mbrëmë.

Ai ka vlerësuar se ky takim në rrethanat aktuale nuk i bën nder Partisë Demokratike të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se ky takim është tendencë për të rehabilituar kryeministrin Albin Kurti.

“Tendenca për ta rehabilitu kryemashtruesin dhe atë që po e shkatërron çdo të arritur në vendin tonë që nga përfundimi i luftës, është papjekuri politike dhe munges e vizionit për ta luajtur rolin që të takon. Takimi me Kurtin në këto rrrthana të rënda politike, ekonomike dhe të siguris në Kosovë dhe rreth saj, vetën sa të bën pjesëmarrës në dështimin e shtetit dhe nuk i bën nder Krasniqit e me së paku PDK-së. Fushata e poshtër shpifse dhe linçuese që ka bër Albini dhe sekti i tij për afër 2 dekata në adresë të liderve të PDK-së, veçenarishtë eksponentëve të UÇK-së, aferat korruptive, marrveshjet e dëmshme me Serbinë, rehabilitimi dhe bashkëpunimi me kolaboracionistët, takimin e djeshën e bën nënshtrues para një njeriu që vendin e ka në Dubravë!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme