Berisha: Sulmuesi është agjent i policisë kriminale
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se përgjegjës për sulmin fizik ndaj tij është kryeministri Edi Rama.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se Gerti Shehu, i cili e sot e sulmoi, është agjent i policisë kriminale.
Ai ka paraqitur edhe disa dokumente që, sipas tij, dëshmojnë se sulmuesi kishte çrregullime mendore.
Sipas tij, ky njeri ishte përdorur nga pushteti i Edi Ramës.
“Ishte një akt agresiv kriminal i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Ajo që është më flagrante është që personi është agjent i Policisë Kriminale. Gerti Shehu është agjent i Policisë Kriminale, kontigjent me minimale siç futen në rrethet e trafikantëve. Problem me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur. Për raste të tilla këta pesona përdoren”, ka thënë Berisha.