Berisha shqiptarëve të Disaporës: Ballkani i Hapur rikthen hegjemonizmin serb - NACIONALE

Berisha shqiptarëve të Disaporës: Ballkani i Hapur rikthen hegjemonizmin serb

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë, ka kundërshtuar edhe një herë nismën e Ballkanit të Hapur gjatë takimit online me diasporën. Sipas Berishës, Serbia krijoi Ballkanin e Hapur për të rivendosur dominimin serb në rajon.

“Ballkani u themelua në Novisad 3 vite më parë, një aleancë trelaterale, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojkë, Rama, Vuçiç, Zaev, paraqiste haptas Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më pas th se ishte një gabim teknik i stafit. Ky projekt disa ditë pas Samitit të Novisadit, u quajt nga Vuçiç Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Kjo çon te ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizimi serb. Hegjemonizëm që u vendos në shekullin e kaluar çoi në luftëra të përgjakshme”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme