Berisha: Rënia e blloqeve në KEK dhe reduktimet me energji, pasqyra më e qartë për këtë regjim - NACIONALE

Berisha: Rënia e blloqeve në KEK dhe reduktimet me energji, pasqyra më e qartë për këtë regjim

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka komentuar reduktimet e energjisë elektrike.

Ai ka bërë me dije se për këtë gjendje fajet i ka Qeveria Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se rënia e blloqeve në KEK dhe reduktimet me energji janë pasqyra më e qartë për këtë qeveri.

“Dy dekada i akuzuan të tjerët për hajni dhe keqpërdorim të parasë publike. Rrenë aq shumë, sa filluan t’u besojnë edhe vetë rrenave të tyre. Kur erdhën në pushtet, u vërsulën si hijena mbi rezervat shtetërore, tenderave në KEK-s dhe në miliona euro me kontrata njëburimore. U bënë pjesë e mafies energjetike në Ballkan të Vuk Hamoviqit, me në krye sekserin Martin Berisha dhe nuk është e rastit çmimi i lartë në fakturat e energjis elektrike. Rënia e blloqeve në KEK dhe reduktimet me energji janë pasqyra më e qartë për këtë regjim. Nëse “Dubrava 12 kate” u përdor për analfabetët e tyre, Dubrava edhe me 15 kate është pak për hajnat dhe kusarët e sektit të VV!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme