Berisha: Rama tallet me popullin, do përballet me revolta të fuqishme
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po tallët me shqiptarët.
Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ai ka thënë se këtë tallje po e bën me energjinë.
“Dje u thotë e hoqa fashon, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama.”, ka thënë Berisha.
I pari i PD-së ka paralajmëruar protesta paqësore si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të qeverisë.
“Çfarë janë këto? Këto janë dëshmi se revolta, urrejtja për këtë qeveri tek qytetarët po vlon, po zjen”, është shprehur ai.