Berisha publikon dokumente, i kërkon prokurorisë hetim: Aktet anti-amerikane të pushtetit janë të papranueshme
Hisen Berisha, deputet i PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka i ka kërkuar prokurorisë së shtetit të Kosovës, duke i kërkuar veprim urgjent hetimor.
Këtë veprim, Berisha e ka kërkuar në lidhje me veprimet e Qeverisë Kurti, të cilat i ka quajtur “anti amerikane”.
Në statusin e tij, Berisha e ka përmendur edhe Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së.
“Kërkoj nga Prokuroria që:
1. Të hetojë plotësisht këtë kontratë dhe rrethanat që kanë çuar në lidhjen e saj me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut.
2. Të shqyrtojë komunikimet ndërmjet zyrtarëve të qeverisë dhe personave të përfshirë në këtë kontratë, për të parë nëse ka pasur ndërhyrje apo lidhje të paligjshme.
3. Të bëjë publike të gjitha informacionet dhe hetimet që lidhen me këtë rast për të garantuar transparencë dhe drejtësi për popullin e Kosovës.
4. Të veprojë me urgjencë për të parandaluar dëme të mëtejshme në ekonominë dhe sigurinë kombëtare të Kosovës” – ka shkruar ai.