Berisha: Protesta e sotme inauguron procesin e largimit të Edi Ramës - NACIONALE

Berisha: Protesta e sotme inauguron procesin e largimit të Edi Ramës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila fillon sot në orën 19:00 përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Berisha ka thënë se protesta e sotme është inaugurimi i procesit të largimit nga pushteti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen në orën 19:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur në protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës. Protesta ka skenarin e vetë. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë. Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, ç’ka do të thotë protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, ka deklaruar Berisha.

Lajme të ngjashme