Berisha pjesë e listës së AAK-së: Sulmon ashpër Bedri Hamzën, e quan "kandidat kukull"
Zafir Berisha ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha njoftoi se ky rreshtim politik krah Ramush Haradinajt vjen si vazhdimësi e idealit të përbashkët për lirinë dhe përgjegjësinë ndaj shtetit. Ai theksoi se po hyn në garë për të luftuar "të keqen" që sipas tij e ka kapluar vendin.
Berisha e ka sulmuar kryetarin e PDK-së, duke e cilësuar Hamzën si "kandidat kukull në duart e pionerëve pa libreza të PDK-së".