Berisha përkrah rikthimin e referendumeve: Kushtetuta ka humbur sensin e saj - NACIONALE

Berisha përkrah rikthimin e referendumeve: Kushtetuta ka humbur sensin e saj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkrahur idenë e rikthimit të referendumeve në Shqipëri.

Në një konferencë për medie, Berisha ka thënë se Kushtetuta ka humbur sensin e saj, duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jam shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur. Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre”, ka thënë Berisha.

Idenë e rikthimit të referendumeve e ka përkrahur edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lajme të ngjashme