Berisha për rastin “spiunët”: Volumi i përgjimeve e pamundur të analizohet shpejt
Besnik Berisha Avokati i Bedri Shabanit që po akuzohet për spiunazh, para gjykatës ku u mbajt seanca dëgjimore, ka deklaruar ndër të tjera se volume i përgjimeve është e pamundur të analizohet në një përiudhë të shkurtër.
“Nuk e di cilido që të jetë vendimi i gjykatës. Volumi i përgjimeve është e pamundur të analizohen në periudhë të shkurtër. Frika jonë është se do të caktohet masë paraburgimi, por kërkon domosdoshmëria kohore”, ka thënë Berisha.
Nga kjo deklaratë e Avokatit Berisha, lihet të kuptohet se kemi të bëjmë me sasi të madhe të bisedave të përgjuara në këtë rast.