Berisha: PD qëndron në mbështetje të kërkesës së pedagogëve - NACIONALE

Berisha: PD qëndron në mbështetje të kërkesës së pedagogëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në mbështetje të kërkesave të pedagogëve, të cilët po kërkojnë rritje të pagave.

Në mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha ka kritikuar reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj këtyre kërkesave, i cila ka thënë se pagat e pedagogeve do të rriten me 7 për qind.

Sot organizuan në protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese, dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri e cila është në rrokullisje të madhe. Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme