Berisha: Nazim Bllaca është njëri nga mijëra shqiptarët që kanë punuar dhe punojnë për Serbinë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se Nazim Bllaca është njëri nga qindra e mijëra shqiptarët që kanë punuar dhe punojnë edhe për Serbinë.
Ai ka treguar se të bëmat e ish-agjentit të vetëshpallur të SHIK-ut dhe dëshmitarit në disa procese gjyqësore kundër ish-eprorëve të UÇK-së janë ditur edhe më herët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka dy fjalë edhe për autorin e emisionit “Debat Plus”, Erma Panduri, i cili gjatë kësja jave ka shfaqur ciklin “Brenda laptopit të Bllacës”.”Nazim Bllaca është njëri nga qindra mijëra shqiptar që kanë punuar dhe punojnë edhe sot për Serbi! Mirpo Ermal Panduri i Debat Plus-it me gjasë në laptopin e Bllacës paska gjetur shumë matriale “sekrete” për pjesën më të madhe të tyre veq opinioni ka vite që i dijnë, vetëm konferencën e Bllacës para Kuvendit të Kosovës nuk e paska gjetën🤪, konferencë që nëse nuk e ka Bllaca në laptopin e tij, e ka në laptop tv. ku punon Ermali. Kogja me njëfar trimëri e pati paralajmru Ermal Panduri këtë cikël emisionesh, duke thën se nuk shantazhohet nga askush për me nxerrën të vërtetën në opinion, mirpo deri në emisionin e sotëm po shihet që disa gjëra ju paskan avullu nga laptopi i Blacës dhe laptopi i Rtv Dugagjinit”, ka shkruar Berisha.