Berisha: Na është riinstaluar në Qeveri pjella e regjimit të Serbisë, duhet spastrim - NACIONALE

Berisha: Na është riinstaluar në Qeveri pjella e regjimit të Serbisë, duhet spastrim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, i ka ashpërsuar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se në Qeverinë Kurti janë riinstaluar njerëz të regjimit të Serbisë.

Sipas tij, Kuvendi duhet të miratojë Ligjin e Lustracionit.

Duhet një spastrim. Prandaj duhet luftacioni. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit. Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës” ka thënë Berisha në një intervistë për “Euronews Albania”

Ai ka përmendur edhe veprimet e Qeverisë Kurti, që, sipas tij, nuk janë në interes kombëtar.

Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjikë që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan te degjenerojnë dhe këtë kategori”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme