Berisha: Me marrëveshjen e 2023-ës, Kurti ka rrëshqitur në tradhti
Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se veprimet e tij përbëjnë tradhti të Kushtetutës dhe cenojnë parimet themelore të Kosovës, gjatë një diskutimi në Debat Plus.
Berisha e përmendi marrëveshjen e vitit 2023 me Serbinë si shembullin kryesor të shkeljes kushtetuese, duke pohuar se marrëveshje të tilla shkelin kushtetutën e Kosovës dhe e mbajnë Kurtin përgjegjës për trazirat aktuale politike.
“Në prizmin tim Kurti me marrëveshje të vitit 2023 duke e cenuar Kushtetutshmërinë ka rrëshqitur në tradhti, dhe ndaj Kurtit po të ketë njerëz përgjegjshëm dhe institucione të përgjegjshme duhet me ushtruar padi sepse në të gjitha ligjet penale të Evropës në botë marrëveshjet dhe statuti i fundit përbëjnë tradhti ndaj rendit kushtetues të Kosovës prandaj duhet ushtruar padi ndaj tij”, ka deklaruar Berisha në Debat Plus.