Berisha: Me Lumirin e Memlin është problem me i dalë opozitë Kurtit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së.
Në një prononcim për Radio 1, Berisha ka vlerësuar se opozita me Krasniqin e Abdixhikun është problem.
“Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar liderë të partive të tyre, e me ta është problem me i dalë opozitë Albin Kurtit.
Lumiri po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’ por, ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djalë i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në” - thotë Berisha, trasnmeton Telegrafi.