Berisha kritikon mediat për raportimin e vrajës në Pejë: Gazetari e fiksuar pas vdekjes - NACIONALE

Berisha kritikon mediat për raportimin e vrajës në Pejë: Gazetari e fiksuar pas vdekjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar mediat në Kosovë për raportim rreth vrajës së rëndë që ka ndodhur dje në Pejë.

Ajo ka vlerësuar se nuk ka qenë humane dhe etike që të publikohen fotot e gruas, e cila është vrarë nga djali i saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se as emri i viktimës nuk është dashur të publikohet.

Pak etikë, aman! 'Gjithmonë duhet të thuhet e vërteta, por jo të gjitha të vërtetat duhet të thuhen'. Nuk është morale, nuk është etike, nuk ka kuptim, është johumane ta publikish foton e gruas që u vra nga i biri vrasës - vampir. Nuk fiton asgjë nëse e di qysh duket viktima. Por humb shumë. E përdorë foton e viktimës, kjo është mizore. S'është në rregull, s'bën. Gjynah. E trishtuat një popull. As emri i saj s'ka nevojë të publikohet. P.S. Gazetari e fiksuar pas vdekjes!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme