Berisha kritikon Kurtin: Po luan lojë të dyfishtë, qëndrimet e tij joserioze - NACIONALE

Berisha kritikon Kurtin: Po luan lojë të dyfishtë, qëndrimet e tij joserioze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, nw njw intervistw pwr RTV Dukagjini, ka thënë

se prolongimi i dialogut është interes i Serbisë dhe dëm për Kosovën.

erisha ka akuzuar kryeministrin Kurti se po se po luan lojë të dyfishtë.

Historia e marrëveshjeve ka treguar se pala që nuk respekton marrëveshjen, hapi tjetër është një variant më i dobët. S’ka pse Kosova të ankohet në draftin e statutit, sepse Kosova vetë është dashur ta hartojë dhe kryetari i secilës qeveri është dashur ta iniciojë procedurën për ta hartuar”.

“Qëndrimet e Kurtit i shohim si joseriozitet dhe si një mungesë elementare e një shtetari i cili temat i trajton seriozisht, sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare është serioze. Parimi i proporcionalitetit i cili është universal nuk vlen për të. Kurti po luan lojë të dyfishtë, para votuesve paraqitet si një faktor i rëndësishëm, ndërsa para komunitetit ndërkombëtar as nuk pyetet”, tha ai.

Tutje, ai tha mosnjohja nga pesëshja evropiane vazhdon të jetë pengesë për Kosovën në proceset integruese që kanë influencë në ekonominë e vendit.

Prolongimi i dialogut është interes i Serbisë dhe është dëm për Kosovën. Kosova nuk ka interes ta prolongojë dialogun, sepse Serbia është shtet i njohur anëtar në të gjithë trupat ndërkombëtarë, nuk i kontestohet pavarësia, ndërsa Kosova e ka të pa-përmbyllur këtë proces dhe mosnjohja e pesëshes evropiane është pengesë për Kosovën për proceset integruese që kanë ndikim në prosperitetin e vendit”, shtoi më tej Berisha.

Lajme të ngjashme